Një ushtar amerikan dhe 26 militantë të ISIS-it janë vrarë në Afganistan
Ushtria amerikane ka njoftuar se një ushtar amerikan është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur gjatë një beteje ushtarake në lindje të Afganistanit më 1 janar.
Përmes njoftimit të sotëm, zyrtarët e ushtrisë amerikane kanë thënë se beteja ka ndodhur në Achin të Afganistanit.
Ndërkohë në perëndim të Afganistanit, një zëdhënës për provincën Farah ka thënë se shefi policor i atij rajoni është vrarë gjatë ditës së sotme nga një taliban, derisa ai ishte duke tentuar të arrijë më shpejtë në zonën e sulmit.
Në të njëjtën kohë një zëdhënës i guvernatorit për provincën veriore, Jawzjan ka thënë se sulmet ajore në këtë zonë kanë vrarë të paktën 26 luftëtarë të grupit militant, Shteti Islamik.
Zëdhënësi, Mohammad Reza Ghafori, ka thënë se personat që janë vrarë kanë qenë luftëtarë të huaj nga Franca dhe Uzbekistani.
Po ashtu është raportuar se disa nga militantët e vrarë kanë arritur në Afganistan nga vendet e konfliktit në Siri.