Një vajzë 2-vjeçare humbi jetën nga Covidi në Itali
30 janar 2022
| 16:18
Italia për shkak të përhapjes së variantit të Omicron, javët e fundit ka shënuar një numër të madh të rasteve të reja me COVID-19.
Së fundmi si pasojë e këtij virusi, ka humbur jetën një vajzë 2 vjeçare e cila një ditë më parë ishte shtruar në spitalin e Romës.
Mediat atje bëjnë me dije se vogëlushja nga Catanzaro u transportua me një C-130J të Forcave Ajrore të zbarkuar në Ciampino, po nuk ja ka dalë që të mbijetojë.
Sipas mjekëve 2 vjeçarja për shkak të infeksionit me COVID-19 kishte dëmtim të rëndë në rrugët e frymëmarrjes./abcnews