
Një vajzë heq dhe merr shkronjat nga varri i Adem Jasharit në Prekaz
14 tetor 2022
| 11:44
Një vajzë në Prekaz është arrestuar për dëmtim të shkaktuar në kompleksin memorial “Adem Jashari”.
Ajo dyshohet se ka marrë shkronjat nga varri i komandantit legjendar, Adem Jashari.
Në lidhje me rastin kanë dhënë detaje edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
“Ju njoftojmë se për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz të Skenderajt, mbi dyshime të arsyeshme për kryerje të veprës penale, ‘Dëmtim, shkatërrim dhe nxjerrje e paautorizuar monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës është arrestuar një e dyshuar femër, të cilës nga ana e prokurorit i ishte caktuar masa e ndalimit për 48 orë, lënda është proceduar në prokurori”, ka njoftuar policia.