
Një veteran i UÇK-së përfundon në emergjencë
16 qershor 2022
| 13:37
Një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka përfunduar në emergjencë.
Lajmin e ka konfirmuar mjeku Avdush Bajgora.
Bajgora ka thënë se ai ka ardhur pa vetëdije në QKUK.
“Atij i ka humbur vetëdija. Pra, është sjell pa vetëdije. Jemi duke ia bërë ekzaminimet e nevojshme dhe do të shohim”, ka thënë Bajgora.
Gjatë ditës së sotme, veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po e mbajnë një protestë para Kuvendit të Kosovës.
Protesta po mbahet në shenjë pakënaqësie të mospërfshirjes në Projektligjin për pagën minimale.