
Një veturë digjet tërësisht në parkingun e Aeroportit ‘Adem Jashari’, dalin pamjet
16 tetor 2022
| 13:35
Një veturë është djegur tërësisht, ndërsa një tjetër është dëmtuar pjesërisht mëngjesin e sotëm në parkingun e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se njëra veturë (Mercedes) është djegur tërësisht, ndërsa tjetra (Audi) është dëmtuar pjesërisht.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
“Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.
Lidhur me këtë, “Klan Kosova” ka publikuar pamjet.