Një video që mund ta shpëtojë jetën

09 janar 2023 | 08:31

Një neurokirurg, djali adoleshent i të cili vdiq teksa ngiste në gjendje të dehur, ka treguar se sa shumë i duhet trupit për të shpërbërë alkoolin.

Doktor Brian Hoeflinger (Brian Hoeflinger) postoi një video në TikTok që mund të shpëtojë shumë jetë. Mjeku vendosi gota të mbushura me ujë përpara tij për të rikrijuar një festë ku kishte shumë pije.

Sa i duhet mëlçisë për të metabolizuar alkoolin

– Le të themi se pini pesë pije në orën e parë. Alkooli hyn në trurin tuaj brenda pesë minuta nga konsumimi dhe fillon të ndikojë tek ju, por ajo që mund të mos e dini është se mëlçia juaj metabolizon vetëm 30 mililitra alkool në orë”, tha ai.

Sipas Northwestern Medicine, mëlçia mund të metabolizojë mesatarisht një pije standarde në orë.

– Aktualisht kam 150 mililitra alkool në sistemin tim, dhe në fund të orës do të konsumoj vetëm 30 mililitra, që do të thotë se 120 do të mbeten në qarkullimin e gjakut”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi Anonimous sonte në linkun https://twitter.com/YourAnonTV, #Anonimous publikoi qindra e-maila të zyrtarëve…