Një viktimë dhe 38 raste të reja me Covid-19 në zonat e banuara me serbë në Kosovë
13 korrik 2020
| 12:04
38 persona të tjerë të infektuar me Covid-19 janë regjistruar në zonat e banuara me serbë dhe një person ka vdekur.
Lajmin e ka bërë me dije epidemiologu serb, Aleksandër Antonijeviq.
Po ashtu, ai ka bërë me dije se i ndjeri është nga Zubin Potoku.
Në tre javët e fundit të testimit, pra nga 18 qershori, janë regjistruar 285 persona të infektuar rishtazi me Covid-19 në zonat e banuara me serbë në Kosovë, raporton “Radio Kontakt Plus”.