Një vit i rëndë për arsimin
Viti shkollor 2018/2019 në Kosovë është përmbyllur me probleme të shumta dhe përplasje ndërmjet mësimdhënësve, Sindikatës së Arsimit dhe institucioneve arsimore në Kosovë.
Ekspertë të çështjeve të arsimit thonë se kjo situatë e krijuar në këtë vit shkollor, pati efekte negative.
Revolta e mësimdhënësve nisi në janarin e këtij viti, kur ata përmes grevave kërkuan që koeficienti i pagës të rritet në një nivel “dinjitoz”, ndërkohë që krerët e shtetit i kishin dyfishuar pagat e tyre pavarësisht obligimeve parazgjedhore që kishin marrë në raport me mësimdhënësit.
Orët e humbura nga greva prej tri javësh e mësimdhënësve, nuk u kompensuan asnjëherë, edhe pas kërkesës së vazhdueshme të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë që këto orë të zëvendësohen.
Ndërkohë, mësimdhënësve me Ligjin e ri për paga, i cili u miratua në Kuvendin e Kosovës, iu realizua kërkesa për ngritje të koeficientit të pagës për rreth 30 për qind.
Dukagjin Pupovci, drejtuesi i Qendrës për Arsim të Kosovës thotë për “Radion Evropa e Lirë” se një situatë e tillë çfarë u krijua në këtë vit shkollor, nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link:
https://www.evropaelire.org/a/cilesia-dobet-e-arsimit-ne-kosove/30024407.html