Një vit luftë në Ukrainë, Mehaj: Ukraina do të dalë fitimtare në të drejtën e saj

24 shkurt 2023 | 10:44

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në ditën e shënimit të njëvjetorit të fillimit të agresionit rus në Ukrainë, ka thënë se heroizmi dhe sakrificat e popullit ukrainas vazhdojnë të inspirojnë botën.

Ai ka shkruar në “Facebook”se Kosova është krenare që u rreshtua me botën demokratike kundër agresionit rus.

Ministri Mehaj ka thënë se si shtet janë të përkushtuar të vazhdojmë mbështetjen e Ukrainës në kuadër të Grupit të Kontaktit për Ukrainën “ku jemi anëtar krah për krah me aleatët tanë nga NATO dhe BE”.

“Një vit luftë në Ukrainë! Më 24 shkurt 2022 Rusia filloi sulmin e paprovokuar ndaj Ukrainës. I vetmi ‘faj’ i Ukrainës ishte sepse u përcaktuan që fati i tyre politik të jetë demorkacia, BE dhe NATO. Edhe pas një viti forcat okupatore ruse vazhdojnë luftën kriminale dhe shkatërrimin e Ukrainës, ndërsa Ukraina vazhdon rezistencën heroike për çlirim të plotë nga okupatori. Regjimet autokratike mbesin kërcenim për paqen kudo në botë, por edhe në rajonin tonë. Serbia me regjimin e saj autokratik mbetet aleati i vetëm i Rusisë në fqinjësinë tonë. Por, edhe ne mbesim të palëkundur në orientimin tonë drejt NATO-s dhe BE-së. Mbesim me besim të plotë se e mira do të triumfoj mbi të keqen dhe se Ukraina do të dalë fitimtare në të drejtën e saj dhe popullit të saj. Lavdi Ukrainës!”, ka shkruar Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes…