Një vit më parë e ftoi në një takim romantik, Vildane Zeneli i përgjigjet vetëm tani reperit të njohur
Reperi Getinjo shprehu hapur rreth një viti më parë, dëshirën për një takim romantik me modelen, Vildane Zeneli. Teksa ishte i ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, ai u pyet gjatë një loje: “Cilën ndër vajzat e njohura shqiptare do ftoje në takim”.
Komentin e një viti më parë e kanë rikujtuar disa fansa të Vildanes, të cilët kanë publikuar videon e deklaratës së Getinjos në “Shiko kush Luan”. Modeles seksi duket se i ka rënë në sy videoja dhe i është përgjigjur publikisht kërkesës së reperit.
“Kishim pas ç’ka me fol, sepse Getinjo është super inteligjent”, ka shkruar Vildane, duke pranuar në këtë formë ftesën e reperit për një takim romantik.
Nuk e dimë nëse Getinjo do e ketë vënë re këtë përgjigje, por me siguri duhet të ndihet mirë. Tani nuk mbetet gjë tjetër veçse të presim nëse do të reagojë reperi në lidhje me këtë deklaratë të modeles.