Një vit nga Brexiti, May premton të ardhme të ndritshme
29 mars 2018
| 09:18
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, është zotuar se do ta mbajë vendin e saj “të fortë dhe të bashkuar”, edhe pas daljes së tij nga Bashkimi Evropian (BE).
Zotimi vjen saktësisht një vit përpara Brexitit.Britania do të duhet të lërë BE-në më 29 mars, 2019, duke i shkëputur lidhjet që i ndihmuan të definojë identitetin e saj kombëtar, ligjet dhe shtrirjen ndërkombëtare, gjatë 46 vjetëve të integrimit me fqinjët evropianë.
Ekonomia e gjashtë më e madhe në botë ka vendosur të dalë nga BE-ja në një referendum të mbajtur në vitin 2016.
Kanë mbetur vetëm edhe disa muaj kohë për arritjen e një marrëveshjeje mbi marrëdhëniet e ardhshme midis Britanisë dhe BE-së. “Jam e vendosur që e ardhmja jonë të jetë e ndritshme”, ka thënë May. (Rel)