Një vit nga protesta madhështore për krerët e UÇK-së në Hagë, Krasniqi: Dega e PDK-së në Itali besojmë në luftën e pastër të UÇK-së
Sot është bërë një vit nga protesta në mbështetje për krerët e UÇK-së në Hagë. Kryetari i PDK-së në Itali, Patriot Krasniqi ka postuar disa fotografi nga kjo protestë duke kujtuar atë tubim madhështor.
Më këtë rast ai ka shkruar se”Nga aty përçuam mesazhin se bësojmë fuqishëm në pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe gjithë bashkëluftëtarëve të tyre”.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Saktësisht një vit më parë, shqiptarë nga gjitha Evropa u bëmë bashkë në tubimin solidarizues në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë.
Nga aty përçuam mesazhin se bësojmë fuqishëm në pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe gjithë bashkëluftëtarëve të tyre.
Thaçi, Veseli sot nuk i mungojnë vetëm familjeve të tyre, por i mungojnë shtetit të Kosovës, për të cilin kontribuan me dekada të tëra.
Ne si degë e PDK-së në Itali krenohemi me luftën e pastërt të UÇK-së dhe jemi të bindur se kjo është beteja e fundit e tyre për të vulosur luftën e drejtë të UÇK-së.