Një vit nga ratifikimi i demarkacionit, asnjë veprim për korrigjimin e tij
22 mars 2019
| 07:28
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është kritikuar nga liderët e dy subjekteve më të mëdha opozitare, LDK-ja dhe LV-ja, për mosndërmarrjen e asnjë veprimi për korrigjimin e marrëveshjes së demarkacionit Kosovë – Mal i Zi edhe një vit pas ratifikimit të saj në Kuvend.
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, dhe ai i LV-së, Albin Kurti, kanë thënë se kjo tregon se kryeministri Haradinaj kundërshtimin ndaj kësaj marrëveshje e ka pasur vetëm për t’u bërë kryeministër, shkruan “Epoka e re”.
Ndërsa kryediplomati malazez Srdjan Darmanoviq nuk e konsideron këtë çështje si të hapur ndërmjet dy vendeve.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)