Një vit nga shpërthimi i pandemisë – Italia përkujton mjekët dhe infermierët

20 shkurt 2021 | 19:16

Një vit pasi janë bërë të njohura rastet e para të koronavirusit në Lombardi, Italinë veriore, politikanët dhe shoqatat në Itali u kanë kushtuar një ditë punonjësve të shëndetit.

Që prej përhapjes së virusit Korona, është provuar se kemi të bëjmë me një kërcënim të shkallës së gjerë, ka thënë të shtunën presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.

Shumë punonjës janë infektuar me virusin dhe shumë prej mjekëve dhe personelit infermieror kanë rënë viktima të tij, transmeton albinfo.ch.

“Kjo ditë u kushtohet kryesisht atyre”, ka thënë Mattarella. Investimi në sistemin kombëtar shëndetësor është mënyra më e mirë për të falënderuar të gjithë ata që kujdesen për ne çdo ditë, ka shkruar Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza në një postim në Facebook.

Papa Françesku: Mirënjohje mjekëve dhe infermierëve që humbën jetën nga COVID-19

Papa Françesku iu drejtoi një mendimi të veçantë mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të shëndetësisë që vdiqën si rezultat i pandemisë, duke kujtuar zhvillimin bujar dhe here-herë heroik të profesionit të tyre të jetuar si një mision.

“Shembulli i kaq shumë vëllezërve dhe motrave tona, të cilët rrezikuan jetën e tyre deri në humbjen e saj, ngjall mirënjohje të thellë te të gjithë ne dhe është një arsye për reflektim përballë kaq shumë vetëmohimi”, tha Papa Françesku në mesazhin e tij me rastin e Ditës Kombëtare në kujtim të mjekëve dhe dentistëve që u zhdukën për shkak të COVID-19.

Mesazhi i tij u lexua në fund të ceremonisë përkujtimore të promovuar nga Federata Kombëtare e Urdhrave të Kirurgëve dhe Stomatologëve.
Check This Out
Mgid
Studentë nga gjetën mënyrën për të humbur 15 kg në 2 javë

“Në këtë mënyrë, e gjithë shoqëria është stimuluar të dëshmojë gjithnjë e më shumë për dashurinë ndaj të afërmve dhe kujdesin për të tjerët, veçanërisht ndaj më të dobtëve.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Joe Biden ka shpallur një katastrofë të madhe në…