Një vit nga vrasja tragjike e Liridona Ademajt, vëllai i saj vjen me reagim në “Facebook”

29 nëntor 2024 | 11:05

Sot bëhet një vit nga vrasja tragjike e Liridona Ademajt, 30 vjeçares nga Gjakova.

Në vrasjen të cilën sipas dosjes së prokurorisë dyshohet se u porosit nga ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseliu, u përfshin edhe dy persona tjerë, Kushtrim Kokalla, dhe Granit Plava.

Për të vrarë gruan e tij, Naimi raportohet se i kishte premtuar dorasit, Granit Plava deri në 30 mijë.

E sot, në njëvjetorin e vrasjes së 30-vjeçares ka shkruar vëllai i saj, Leonard Ademaj.

Postimi i tij i plotë:

Sot u bë 1 vit që nga vdekja jote motër.
Na mungon pa fund, malli për ty shtohet dita e dites e mungesa jote vrehet çdo moment.
Do të kujtojmë gjithmonë me mallë, si një motër e mrekullueshme, një vajzë e bukur, një Nënë fantastike, e një grua e fortë. Të moren nga ne në moshën me të mire, e në mënyren me dinake.
Ende e mbaj mend sa e dhimbshme ishte ajo natë, sa më ishin lodhur sytë dhe zemra.
Më kujtohet ende se si për pak sa nuk më merrej fryma ndërsa po qaja,dhe se si po përpiqesha të ndaloja zhurmën që mund të bëja.
Nuk do ta harrojmë kurrë sa e vështirë ishte për ne, nuk do ta harrojmë kurrë atë dhimbje.
Qofsh banore e Xhennetit Motër, të kujtojmë gjithmonë me mallë e dashuri familja Ademaj si dhe djemtë Diar dhe Dion.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar sulmet që po…