Një vjet qeverisje, Kurti numëron liderët ndërkombëtarë që kanë vizituar Kosovën

23 mars 2022 | 11:36

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në njëvjetorin e qeverisjes ka thënë se vendi ynë këtë vit është vizituar nga presidentë, kryeministra e ministra të jashtëm të vendeve të ndryshme.

Ai ka thënë se këto vizita janë bërë si rrallëherë më parë.

“Vendi ynë është vizituar si rrallë herë më parë nga president e kryeministra e ministra të jashtëm. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Sllovenisë, Barut Pahor, presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, presidenti i Kroacisë, Zoran Mihaloviq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, ministrat e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gjermanisë, Italisë, Greqisë, Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Kurti.

Ai para kabinetit qeveritar ka përmendur edhe takimet bilaterale që ka zhvilluar Kosova me vendet e tjera.

“Ndërsa janë realizuar takime bilaterale me presidentin belg, presidentin e Komisionit Evropian, presidentin e Këshillit Evropian, përfaqësuesin e lartë të BE-së, presidentin e Francës, kancelaren e Gjermanisë, sekretarin e NATO-s, kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, kryeministrin e Greqisë, kryeministrin e Bullgarisë, kryeministrin e Estonisë e të tjerë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës se Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga…