Një zhytës amator gjen një shpatë 900-vjeçare në brigjet e Izraelit
Një zhytës amator që eksploron në ujërat e cekëta në veri të Izraelit ka gjetur një shpatë që daton 9 shekuj më parë dhe që mendohet se i përkiste një kalorësi kryqtar.
Shpata u zbulua nga Shlomi Katzin në ujërat e cekëta pranë Haifa-s. Autoriteti Antik i Izraelit (IAA) tha se pasi shpata të pastrohet dhe të analizohet, ajo do të shfaqet për publikun.
Kryqëzatat, të cilat filluan në 1095 dhe zgjaten për disa shekuj, detyruan të krishterët evropianë të udhëtonin në Lindjen e Mesme me qëllimin për të marrë nën kontroll Jeruzalemin dhe pjesët e tjera të Tokës së Shenjtë nga myslimanët.
Kobi Sharvit, i cili drejton Njësinë Arkeologjike Detare të IAA-së, tha se bregdeti Carmel, ku u gjet shpata, shërbeu si strehim gjatë stuhive detare për anijet që vinin nga Evropa.