Një zjarr ka shpërthyer në një lokal në Prishtinë, pas hotel Grandit (foto)

04 tetor 2021 | 13:35

Lokali që u dogj gjendet mbi platonë e hotelit Grand, përkatësisht ndërmjet objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Bankës Qendrore të Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit të cilët janë duke bërë përpjekje për të lokalizuar zjarrin në atë pjesë.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes shihen edhe policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma e keqe e sezonit në La Liga, solli reagimin…