Një zyrtar banke deponon në BQK 2239 euro monedha false
16 mars 2024
| 09:24
Në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) janë deponuar monedha të falsifikuara.,
Në raportin e përditshëm të policisë bëhet e ditur se një zyrtar banke ka deponuar në këtë institucion gjithsej 2239 euro në monedha.
Monedhat janë sekuestruar për ekzaminim.
“Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i BQK-së, ka raportuar se një zyrtar i një banke ka deponuar në BQK 2239€ monedha metalike të falsifikuara. Monedha janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.