Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë i infektuar me COVID 19
08 prill 2020
| 08:55
Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë gjatë të martës, pasi ka bërë testin për koronavirus, ai i ka dalë pozitiv.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se gjendja e këtij zyrtari është stabile.
Po ashtu, 58 kolegë të të infektuarit në Ministrinë e Shëndetësisë janë testuar dhe, fatmirësisht, kanë dalë negativë.
“Për fat me familjen nuk ka pasur kontakt, ndërsa 58 përfaqësues të departamenteve të ndryshme të Ministrisë së Shëndetit që në një formë kanë pasur kontakt janë testuar, por të gjithë kanë dalë negativë, për arsye se kanë përdorur mjete mbrojtëse”, tha Hoti.