Njëmbëdhjetë vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO

04 prill 2020 | 16:43

Sot mbushen njëmbëdhjetë vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe nuk mungoi as urimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili me anë të një postimi në rrjete sociale thotë se “kujton me krenari punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të qeverisë në ato vite për këtë arritje historike për të gjithë ne shqiptarët”.

Duke mos lënë pa përmendur dhe situatën në të cilën vendi ynë dhe e gjithë bota ndodhet, ai shkruan: “Ndonëse sot po kalojmë ditë të vështira, ne nuk jemi vetëm. Bashkë do t’ia dalim! E keqja do kalojë dhe ne do të ngrihemi më të fortë!”.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/505991836943615/?t=1

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, edhe njëherë ka bërë thirrje…