Njëmbëdhjetëshja më e dobët e Evropianit sipas “Marcas”
14 korrik 2024
| 17:00
Cristiano Ronaldo është përfshirë në ekipin më të dobët të Euro 2024.
Gazeta e madhe spanjolle, Marca, ka publikuar njëmbëdhjetëshen më të dobët të Evropianit në Gjermani.
Pos Ronaldos, që nuk shënoi asnjë gol për Portugalinë, është përfshirë edhe sulmuesi i Belgjikës, Romelu Lukaku. Janë përfshirë edhe dy lojtarë të Serbisë, që po ashtu dështoi plotësisht në Evropianë, si dhe lojtarë nga disa përfaqësuese të tjera.
Janë edhe dy italianë po ashtu.