Njëra është bashkëshortja, tjetra… Aktori i njohur i lidhur me dy gra
Aktori i njohur, Justin Rupple dhe agjentja e pasurive të patundshme, Katy Rupple, ka zbuluar se kanë një martesë të hapur. Madje së fundmi, ata kanë pranuar edhe marrëdhënien e tyre me një person të tretë.
Mediat e huaja shkruajnë se 38-vjeçari, i cili ka dubluar zërin e Dwayne në “The Rock”, u takua me Katy në shfaqjen e tij të humorit në vitin 2006. Sipas “Page Six”, pasi u martuan, 39-vjeçarja shprehu dëshirën që të eksploronte biseksualitetin e saj.
Justin dhe Katy vendosën që të ftonin Claire Thornhill, 36 vjeç, shoqen e kolegjit të aktorit të njohur, në martesën e tyre. Teksa mund të ketë njerëz që ëndërrojnë të jenë me dy gra për vetëm një natë, Justin tani është në një lidhje të qëndrueshme me të dyja.
“Ne jemi jashtëzakonisht me fat që kemi gjetur njëri-tjetrin. Si njerëz, ne jemi të aftë të duam shumë njerëz pa e zvogëluar dashurinë që kemi për çdo individ”, ka thënë Thornhill.
E pyetur nëse ka xhelozi në çift, Claire është shprehur: “Xhelozia është një emocion njerëzor dhe ne do të gënjenim nëse do të thonim që kjo nuk ekziston. Kur ndodh, ne flasim në grup dhe kurrë nuk mohojmë ndonjë emocion”.
Ata madje kanë llogarinë e tyre në Instagram, “@thrupples”. Ata ndajnë momente intime të jetës së bashku për t’u treguar ndjekësve pothuajse gjithçka që ndodh në përditshmërinë e tyre.