
Njëra nga rrugët më të frekuentuara të Prishtinës sot do të jetë e mbyllur për automjete
09 dhjetor 2019
| 10:38
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Nazim Gafurri” do të jetë e mbyllur sot për automjete.
Punimet në asfaltim kanë detyruar komunën për të marrë këtë vendim.
“Rruga “Nazim Gafurri sot është e mbyllur për qarkullim të automjeteve për shkak të punimeve në asfaltim. Stacioni i fundit i linjës 4 të Trafikut Urban sot do të jetë në rrugën “UÇK”, përballë ndërtesës së vjetër të Komunës së Prishtinës” është në njoftimin e komunës.