“Njerëz të papërgjegjshëm kanë marrë pasaporta serbe vetëm për të lëvizur në Evropë”
18 prill 2023
| 23:00
Njohësi i sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se liberalizimi i vizave do të ketë ndikim pozitiv në rritjen e sigurisë në Kosovë.
Në një status në Facebook, ai ka thënë se disa persona në Kosovë deri sot kanë marrë pasaporta serbe vetëm për të pasur mundësine e lëvizjes nëpër Europë.
Statusi i plotë:
Liberalizimi i vizave për Kosovën do të ketë impakt edhe në rritjen e sigurisë në vendin tonë.
Deri tash, disa njerëz të papërgjegjshëm, kanë marrë pasaporta serbe vetëm e vetëm për ta pasur mundësinë e lëvizjes në Evropë.
Por, Serbia dhe organet e sigurisë në Beograd i kanë kushtëzuar këta njerëz që të bashkëpunojnë me ta dhe kësisoj kanë kërcënuar edhe sigurinë tonë në forma të ndryshme.