‘Njerëzit më të lig janë…’, Pacolli i zhgënjyer me njerëzit që ia keqpërdorën mirësinë, ndan thënie të gjyshit
19 nëntor 2024
| 16:00
Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, si duket nuk i ka kaluar inati me personat që ia kthyen shpinën janë treguar “mosmirënjohës” ndaj të mirave që ai ua kishte dhënë.
Rastin e fundit e kishte me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci me të cili kishte disa polemika përmes rrjeteve sociale.
“Gjyshi im më thoshte se ‘njerëzit më të lig janë ata që të mirën ta kthejnë me të keq dhe mirësinë tënde e shohin si dobësi’. Njerëzit harrojnë se ndihma që u ofron meriton të kthehet në të njëjtën formë! Pavarësisht nga situatat, natyra ka mënyrat e saj për t’u hakmarrë ndaj këtyre njerëzve të lig, në një formë ose në një tjetër. Ne, nga ana jonë duhet të vazhdojmë të jemi shpirtmirë”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.