Njerëzit nuk sakrifikojnë më për LV-në që pushteti të shtrihet te Kusari-Lila e te Armend Muja

26 korrik 2023 | 08:22

Haki Abazi, deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, ka thënë që gjëja e fundit në mendjen e kryeministrit Albin Kurti është shkuarja në zgjedhje në këto momente.

Ai në DPT te Fidani të T7 ka thënë se përkundër kësaj “Kurti ka paranoja që dikush e rrëzon”.

Rrjedhimisht, siç thotë ai, “përgatiten që të jenë të gatshëm për viktimizim”.

”Nuk e besoj, jam i bindur që gjëja e fundit në kokën e Kurtit është me shku në zgjedhje. Kjo nuk do të thotë se nuk e ka paranojën që dikush e rrëzon dhe duhet me qenë i gatshëm për viktimizim”, ka thënë ai.

Sipas tij, nuk ka garanci që Lëvizja Vetëvendosje mund t’i fitojë sërish mbi 50 % pasi, sipas tij, njerëzit më nuk sakrifikojnë për një forcë politike që pushtetin e shtrin te Mimoza Kusari-Lila dhe Armend Muja.

Për këtë të fundit, tha se bëri gjest “servili” kur hyri në mes të turmës gjatë dhunës në Kuvend për ta mbrojtur kryeministrin, Albin Kurti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.…