Njëri binjak humbi jetën nga gripi spanjoll, tjetri nga Covid-19

24 prill 2020 | 12:15

Philip Kahn, ishte veterani më i vjetër në Nassau County, Nju Jork. Ai ndërroi jetë nga Covid-19, ndërsa kishte humbur vëllain e tij binjak, nga gripi spanjoll, një shekull më parë.

Sipas familjes së 100-vjeçarit, ai iu frikësua një pandemie të tillë gjatë jetës së tij.

“Unë bisedoja shpesh me të dhe më thoshte se historia përsëritet, 100 vjet nuk është një periudhë aq e gjatë”, ka thënë nipi i të ndjerit, Warren Zysman.

Veterani i Luftës së Dytë Botërore, Kahn dhe vëllai i tij binjak, Samuel, lindën në 5 dhjetor të vitit 1919. Por i vëllai i vdiq vetëm disa javë më vonë, nga gripi spanjoll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, do…