Njëri nga ata që mbijetuan

03 dhjetor 2019 | 23:43

Erich Fried

Njëri nga ata që mbijetuan
Pas Ausschwitz-it

Mos më uroni fat
Për fatin
Që po jetoj

Ç’është jeta
Pas kaq shumë vdekjesh
Pse e bart atë
Mëkati i pafajshmërisë
E kundërmëkati
Rëndon
Aq shumë
Sa mëkati i vrasësve
Sa mëkati i tyre i gjakut
Sa ç’farosja e falur

Edhe sa herë
Do të duhet të vdes
Për atë
Që nuk vdiqa
Atje?

(Përktheu nga gjermanishtja: Ismet Daci. ©Armagedoni)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i zgjedhur nga radhët e LV-së, Hekuran Murati, i…