Njëri nga pasagjerët e autobusit: Pashë njerëz të vdekur nëpër livadh, njerëz pa krah, pashë gjithçka
25 korrik 2021
| 17:28
Një nga udhëtarët e autobusit që ka dalë nga autostrada afër qytetit Slavonski Brod në Kroaci mëngjesin e së dielës dhe është përmbysur, duke i lënë të vdekur 10 persona e lënduar mbi 40 të tjerë, e ka përshkruar momentin tronditës para kamerës së Radio Televizionit Kroat (HRT).
Ramo Gashi ka treguar se si i dukeshin momentet e para pas aksidentit të tmerrshëm.
“Diçka shpërtheu për një sekondë, pashë gjithë ata njerëz nëpër gjithë livadhin atje poshtë, në atë kanal pranë autostradës”, ka thënë Gashi, duke e përshkruar edhe pamjen e tmerrshme që ka parë.
“Unë i pashë të lënduarit, të vdekurit, pashë gjithçka, njerëz pa krah, pashë gjithçka, gjithçka”, tha ai për HRT-në.