Njëri nga të plagosurit në Prishtinë, në gjendje të rëndë

20 tetor 2023 | 23:20

Njëri nga tre të plagosurit është në gjendje të rëndë shëndetësore, pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e sotme në lagjen “Lakrishtë”, në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur për teve1.info, drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.

“Janë të plagosur të tretë me armë zjarri. Njëri është në gjendje të rëndë, dy të tjerët janë në gjendje stabile. Janë duke u trajtuar në emergjencë, ku edhe janë kryer disa ekzaminime mjekësore. Pacienti që është në gjendje më të rëndë, është në përcjellje e sipër gjendje e tij shëndetësore”, deklaroi Syla.

Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Lakrishtë në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri janë plagosur tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”.

Ahmeti, tha se hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e dy personave të dyshuar, të cilët janë identifikuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte ka filluar sezoni i dytë i formatit gjigant televiziv,…