Njëri nga të plagosurit në Runik është shtetas zviceran, kërkon që ta vazhdojë trajtimin atje

10 gusht 2023 | 12:01

Njëri nga të plagosurit në Runik të Skenderajt mbrëmë është shtetas zviceran.

Ai ka kërkuar që të transferohet atje për trajtim të mëtejshëm.

Ndërsa i lënduari tjetër i cili është duke marrë mjekim në Klinikën Intensive, i është amputuar këmba pasi ka qenë në rrezik për jetë. Procesi i amputimit është vonuar për një orë për shkak se familjarët nuk kanë nënshkruar menjëherë.

E viktima e tretë i cili është duke marrë tretman në Klinikën e Ortopedisë pritet më vonë t’i nënshtrohet operimit në shputë.

Nga rasti në Runik ka mbetur i vdekur N.L i moshës 39-vjeç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu,…