Njëri nga tre të miturit po e ngiste veturën e cila u aksidentua në Suharekë

02 janar 2022 | 19:22

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentit e trafikut që ka ndodhur sot rreth orës 16 e 30 në rrugën Sallagrazhdë-Baqevc ku ka humbur jetën një 14-vjeçar dhe u lënduan dy të tjerë.

Sipas zëdhënësit të policisë në Prizren Vesel Gashit, njëri nga këta fëmijë ishte duke ngasur veturën në momentin e aksidentit.

“Kemi pranuar një informatë se mes fshatit Mushtisht dhe Sallagrazhdë, ka ndodhur një aksident trafiku ku një fëmijë ka humbur jetën dhe dy të tjerët kanë pësuar lëndime të rënda. Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Prizren. Deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së kushteve rrugore. Viktima dhe dy të lënduarit dyshohet se kanë qenë rreth moshës 14-vjeç, ku njëri prej tyre ka qenë ngasësi i veturës”, ka thënë Gashi për Klankosova.tv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Foshnja e parë e lindur në kantonin e Fribourgut është…