Njëri prej minatorëve të lënduar nga acidi sulfurik në Trepçë: Falënderojmë të gjithë kolegët për ndihmën
Buci Hajdari, njëri nga dy minatorët që ishte në gjendje më të rëndë nga shpërthimi i acidit sulfurik në minierën e Trepçës, i ka falënderuar të gjithë ata që i dolën në ndihmë.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka përmendur kolegët minatorë të cilët shpenzuan edhe të holla për shërim.
“Falënderojmë të gjithë kolegët e minierës së Stantërgut në Mitrovicë të cilët na dolën në ndihmë duke mos u kursyer në asnjë moment, me rastin e lëndimit tonë si pasojë e shpërthimit të acidit sulfurik në vendin e punës”.
“Ju jemi mirënjohës edhe për shumën modeste financiare të dhënë nga kolegët për shpenzimet e shërimit. Falënderim dhe mirënjohje të pa fund për të gjithë ata që na ofruan ndihmën e tyre, paçin shëndet dhe lumturi ne familjet e tyre!”, ka thënë Hajdari.