“Njeriu dhe ujku”, libri tjetër i Doruntina Grulajt
Ka dalë nga shtypi libri i radhës i autores Doruntina Grulaj me titull “Njeriu dhe ujku”.
Libri është botuar nga shtëpia botuese “Armagedoni” në Prishtinë.
Në këtë libër autorja shfaq raportin e përbashkët midis njerëzve dhe natyrës, ku ujku simbolizon instinktin dhe natyrën primitive, ndërsa njeriu simbolizon shoqërinë dhe civilizimin.
Nëpërmjet personazheve dhe ngjarjeve autorja shpalos konflikte të thella morale dhe emocionale.
Libri përmban një gamë temash dhe emocionesh si: manipulimin, dashurinë, mallin, intrigën, mosmirënjohjen, vetëbesimin, pozitivitetin, luftën për mbijetesë, shpresën për të jetuar etj. Këto elemente janë pjesë e një rrëfimi të pasur kompleks mes rreshtave që shpalosin karakteret nëpërmjet sfidave dhe ngjarjeve që ata përballen.
Manipulimi, mosmirënjohja, lakmia, egoizmi janë tema të forta në librin “Njeriu dhe ujku”. Autorja shfaq karaktere të caktuara që përfaqësojnë lakminë dhe egon e sëmurë, duke e theksuar konfliktin midis interesave personale dhe vlerave shoqërore. Kështu, lexuesit janë të detyruar të reflektojnë mbi mungesën e mirënjohjes ndaj njëri-tjetrit, si dhe mbi ndikimin e manipulimit në marrëdhëniet njerëzore.
Po ashtu, autorja ka shprehur emocione dhe ide nëpërmjet poezisë, duke përdorur imazhe dhe fjalë për të krijuar përvojë të thellë emocionale për lexuesin.