Njeriu i afërt i Ibrahim Rugovës ‘godet’ Vjosa Osmanin: Ajo ishte fëmije, as që u takua me Rugovën!

31 tetor 2021 | 22:06

Në emisionin ‘Kojshia Show’, për këtë të diele, pos Ukë Rugovës, djalit të ish-presidentit të Kosovës, të ftuar ishin edhe truproja i tij i afërt Elez Nikçi, si dhe truproja tjetër i presidentit Rugova, Faruk Nura.

Njeriu i afërt i Ibrahim Rugovës që ishte pjesë e sigurisë së tij për shumë vite, Faruk Nura, në këtë emision tregoi se a kishte raporte me Rugovën, presidentja e tanishme Vjosa Osmani.

Nura mohoi të ketë pasur ndonjë raport ndërmjet presidentit Rugova dhe presidentes aktuale, Vjosa Osmani.

Madje, Nura tha se Vjosa në atë kohë ka qenë fëmijë dhe as që është takuar me presidentin Rugova.

Ndiqeni minutën e 51:00 për të mësuar më shumë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, ka takuar sot, zëvendëskryetarin e Fondacionit për…