Njeriu i dytë që shkeli në hënë nxjerr në shitje xhaketën që veshi në hapësirë/ Ja sa kushton?
19 korrik 2022
| 23:51
Astronauti “Buzz” Aldrin ka nxjerrë në shitje xhaketën që kishte veshur kur shkoi në hënë për 2 milionë dollarë.
Bashkë me xhaketën, në shitja janë nxjerrë disa pajisje nga fluturimi historik “Apollo 11” për në hënë.
92-vjeçari, i cili ishte njeriu i dytë që zbarkoi në hënë pas Neil Armstrong-ut, e ka nxjerrë koleksionin e tij personal për shitje në një ankand të iniciuar si formë për të festuar jetën e tij. Sendet do të shiten nga “Sotheby’s” më 26 korrik në ankandin që mban emrin “Buzz Aldrin: Ikona Amerikane”.