Njeriu i Kurtit i tërhoqi vërejtje SHBA-së, reagon Gjoshi i PDK-së: Këto janë mendime të Kurtit

19 qershor 2021 | 21:04

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka komentuar deklaratat e njeriut të Kryeministrit Kurti në SHBA, i cili i tërheqi vërejtje Amerikës që të mos përzihet në punët e brendshme të Kosovës.

Gjoshi përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se, këto mendime janë të Kurtit dhe miqët e tij po i prezantojnë ato.

Sipas Gjoshit këtë “argument” e përdornin dikur në Kuvendin e Serbisë që SHBA-ja të mos ndërhynte në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Këtë “argument” e përdornin dikur në Kuvendin e Serbisë që SHBA-ja të mos ndërhynte në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Mos e harroni se nuk është e rastit se sa herë ka zgjedhje në Kosovë shfaqen në mbështeje të Albin Kurtit disa filozofë majtistë që shkruajnë libra kundër Amerikës dhe që e mbronin sovranitetin e Serbisë në vitin 1999″, shkruan ai.

Ditë më parë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se Kosova ka detyrim që ta foromojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai tha se historia nuk ka nisur në ditën kur u formua Qeveria e Albin Kurtit.

“Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara me të vërtetë besojnë se Kosova ka një detyrim për ta formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Historia nuk filloi në ditën kur u formua Qeveria e Kurtit, dhe ne besojmë se vendet kanë detyrimin t’i respektojnë marrëveshjet dhe zotimet e bëra më parë… Unë e di që disa njerëz kanë thënë që ne kemi bërë mjaft kompromise, i takon dikujt tjetër të bëjë kompromis. Nuk është një mënyrë shumë produktive për të ecur përpara”, ka deklaruar Kosnett

Albin Kurti më pas i është përgjigjur ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnet, i cili u shpreh, se Kosova e ka detyrim të themelojë Asociacionin e Komunave Serbe.

“Kosova nuk mund të ketë asociacion mbi baza etnike, tha Kurti./Periskopi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pandemia po shkon drejt fundit, por duhet akoma kujdes. Kështu…