Njeriu më leshatak në botë
08 shkurt 2018
| 10:17
Larry Gomez është quajtur ‘Njeriu ujk’ sepse 98 % të trupit të tij është i mbuluar nga qime, duke përfshirë fytyrën.
Gomezi nga San Bernardino, Kalifornia, ka lindur me hypertrichosis kongjenitale të përgjithësuar, një çrregullim gjenetik i rrallë që godet më pak se 100 njerëz në mbarë botën. Në moshë të vogël ai ka rënë pre e bullizmit pasi fëmijët e ngacmonin dhe e largonim për shkak të pamjes së tij të pazakontë.