Njeriu më i besueshëm i Vuçiqit, së shpejti shef i BiA-s
Siç raportojn mediat opozitare Beogradase( N1 dhe Nova S) së shpejti pritet të emërohet shefi i ri i BIA të Serbisë dhe sipas këtyre mediave ai do jete Bojan Dimiq.
Sipas ketyre mediave beogradase Dimiq ne Sigurimin sekret serbe (BiA) eshte 30 vite dhe i njohur per aktivitetin e tij si njeri që është udheheqes “nen hije” i simpatizuesve te klubit futbollistik “Crvena Zvezda” e Beogradit. Gjithashtu mediat pohojn që Bojan Dimiq është njeriu më i besueshëm i Aleksandar Vuçiqit që vitin e kaluar mori medalen pikrisht nga Vuçiqi për shërbim jetësor në BiA.
Mediat serbe shkruajn se Bojan Dimiq eshte i lindur ne Prishtine dhe ka qene pjese e Sigurimit Shteteror ne Kosove gjate viteve 90′! Gjithashtu Dimiq deri ne vitin 2022 ka udhehequr sektorin per Kosoven në kuader te BiA, kurse nga viti 2023 udhëheq drejtorin për antiterrorizem dhe krim te organizuar në BiA të Sërbisë.
Mediat e pershkruajn si njeri shumë të rrezikshëm i cili ka lidhje me mafian serbe të simpatizuesve të klubit “Crvena Zvezda” dhe e pershkruajn se jo rralle herë ka qenë në SHBA dhe ka relacione të ngushta me amerikanët.
Bojan Dimiq shumë shpesh e ka vizituar Kosovën dhe e njeh shume mire mentalitetin e popullit shqiptar.