Njeriu më i pasur në Shqipëri merret disa orë në pyetje nga SPAK-ut?
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është duke “qepur” disa nga dosjet më të bujshme të korrupsionit në Shqipëri, duke futur pas hekurave politikanë të njohur, kurse nën hetim janë edhe figura si Sali Berisha, por pas 30 vitesh anarki në vend bën që prokurorët të jenë të detyruar ta kenë ditën “48 orë”.
Gazetari Denis Dyrnjaja ka njoftuar pak më parë përmes një postimi në “Facebook”, se një ndër personazhet e njohur që janë thirrur në SPAK është dhe biznesmeni Samir Mane. Sipas gazetarit, Mane është marrë në pyetje për pesë orë nga prokurorët e SPAK
“Askush, as nga drejtuesit e as nga të ftuarit (në emisione sh.r) se përmendën këtë zhvillim se njeriu më i pasur në Shqipëri, biznesmeni Zamir Mane është thirrur në SPAK e ka qëndruar para hetuesve për plot 5 orë”, ka shkruar Dyrnjaja.