Njeriu më i vjetër në botë vdiq në moshën 112 vjeç
27 shkurt 2020
| 10:55
Njeriu zyrtarisht më i vjetër në botë vdiq në Japoni. Chitetsu Watanabe u largua nga kjo botë në moshën 112 vjeç, raportuan mediat japoneze.
Japonezi Chitse Watanabe, i lindur në vitin 1907, kishte marrë certifikatën e Librit të Rekordeve Guinness me titullin si njeriu më i vjetër në botë në shtëpinë e të moshuarve.