Njeriu merimangë ngjitet 185 metra në lartësi
19 mars 2018
| 10:53
Alain Robert është i njohur për ngjitjen e më shumë se 150 ndërtesave më të larta në botë, ku në të kaluarën është ngjitur edhe në Burj Khalifa dhe në kullën “Eiffel”.
Tashmë ai është në moshën 55-vjeçare, por sërish vazhdon të bëjë çmenduri. Këtë herë “njeriu merimangë” është ngjitur në një qiellgërvishtës 185 metra të lartë në Paris, pa asnjë element sigurie.