Njeriu merimangë u ngjit në ndërtesën më të lartë të Londrës
29 tetor 2018
| 10:47
Francezi Alain Robert është ngjitur pa litar në ndërtesën më të lartë të Londrës. 56-vjeçarit iu desh një orë të ngjitej në Kullën Heron, 230 metra të lartë, në distriktin financiar të kryeqytetit britanik.
Më parë ai është ngjitur në më tepër se 150 kulla të tjera të botës: në Burj Khalifa të Dubait, që është kulla më e lartë e botës; në Kullën Eiffel të Parisit, në Operën e Sidneit.