Njeriu që jetoi që 12 vite në shpellë, shteti merr vendim ta largoi
Koha e njerëzve të shpellave ka kaluar prej kohësh, por një burrë i panjohur ka 12 vite që po jeton në shpellë.
Vendstrehimi i tij është një shpellë në ishullin spanjoll të Formentera. Ende ka pak informacione se kush është dhe si mbijetoi në shpellë .
Megjithatë, të enjten e kaluar jeta “romantike” në shpellë kishte marrë fund. Oficerët e policisë lokale dhe një punonjës i Ministrisë së Territoreve u nisën drejt shpellës, e cila ndodhet në zonën përreth farit Es Cap de Barbaria.
Burri kishte bërë një shtëpi të improvizuar në shpellë, kishte disa shtretër në shpellë, të mbrojtur nga rrjeta kundër mushkonjave dhe një dush i improvizuar i përbërë nga një kovë plastike, shkruan Indeksonline.
Sipas autoriteteve, shpella ishte “e pajisur plotësisht për të jetuar”. Burrit tani i është kërkuar nga autoritetet, përfshirë Departamentin për Menaxhimin e Mjedisit, që të pastrojë shpellën brenda një periudhe të caktuar kohore.
Formentera është më i vogli nga Ishujt Balearik dhe mund të arrihet vetëm me traget. Shpesh quhet “Karaibi i vogël” për shkak të plazheve të tij të veçanta.
Ndryshe nga ishujt e tjerë spanjollë, ai është kursyer kryesisht nga turizmi masiv.