Njeriu që përdhosi kauzën e Kosovës
Studiusi i Historisë dhe ish-diplomati Sylë Ukshini, në një shënimin në faqen e tij në “Facebook” me rastin e vdekjes së ish-senatorit zviceran ka bërë një shënim për raportin e tij dhe ka sjellë edhe një bisedë të zhvilluar me Glak Konjufecën në fillim të vitit 2020, kur ai ishte minister i Jashtëm i Kosovës.
Në vazhdim ai shkruan: ”Ish-senatori zviceran Dick Marty, i cili vdiç dy ditë më parë, do mbahet mend si jo vetëm si kundërshtari i madh i pavarësisë së Kosovës, por njëkohësisht edhe si përdhosësi më brutal i luftës atdhetare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, formacionit ushtarako-politik dhe ushtarak që arriti mobilizimin më të madh të shqiptarëve anekënd botës dhe të SHBA dhe Evropës Perëndimore. Marty ka qenë autor i raportit për Këshillin e Evropës, në vitin 2010, në të cilin ai ka dënuar krimet e supozuara të UÇK-së, përfshirë “trafikimin e organeve njerëzore”.
Për këtë Marty mbetet njeriu që i vendosi njollën më raciste luftës sonë, edhe pse akuza e tij e publikuar me pompozitet në mediumet perëndimore gradualisht po kalon pa u përmendur fare në procesin e Gjykatës Speciale në Hagë.
Koha do ta dëshmojë se Dick Marty në fund realizoi një projekt antishqiptar ruso-serb, me apo pa qëllim, me apo pa pagesë, vetëm pak muaj pas fitores së madhe të Kosovësnë GJND. Një gjë tashmë dihet, raporti i tij u votua për miratim në Këshillin e Europës që ishte inicuar dhe sponsorizuar nga përfaqësuesi rus Kosachev. Në një takim me stafin drejtues të MPJ, në fillim të vitit 2020, ministri inatëhershëm i Jashtëm Kosovës, Glauk Konjufca, na e pati pohuar se raporti i Dick Martyt është iniciuar nga Rusia, dukenshpjeguar se në këtë përfundim kishte ardhur pasi ai kishte mbledhur fakte gjatë kohës që ishte pjesë e delegacionit të Kosovës në Klshillin e Evropës prej vitit 2011 deri në vitin 2015.
Kur kam hyrë në arkivat e këtij Këshilli dhe çfarë kam gjetur ka qenë shumë e habitshme, aty kam parë emrin Konstantin Kosachev, asokohe kryesues i deputetëve të Federatës Ruse në Këshill të Evropës, që propozoi kishte bërë këtë propozim raport.
Ky është një fakt i thënë ngabkreu i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe 4 vite më parë na ishte thënë me plotë mirebesim dhe në formë bindëse.
Por le të besojmë për një moment se D.M na paska qenë një luftëtar i madh të të njeriut. Sa raporte të tilla i ka për krimet dhe masakrat serbe nëmKosovë në harkun kohor 1988-1999, keni dëgjuar nëse ai ka bërë ndonjë përpjekje për ta dënuar spastrim e heshtuar serb në Luginës të Preshevës apo të krimeve të tjera gjetiu nëpër ish-Jugosllavi, ku për autor kishin shtetin serb.
Dick Marty ka dashur ta bind botën se lufta jone ishte çlirimtare, por kishte qëllime kriminale. Mjerisht në këtë pikë del të jetë identik me pledoajenë gjyqësore të Milosheviqit në Hagë, madje shkon përtej saj.
Nxitimi i KE për ta votuat raportin e e Dick Martyt ishte i motivuar nga një paragjykim dhe nje racizem antishqiptar i cili kahere ka zene vend në qarqet e një majtizmi dhe djathizmi radikal në Evropë, në disa media, në filma e në rrefenja urbane.
Sigurisht në pjesë e fajit bie mbi vetë shqiptarët! Mohuesit e luftës atdhetare vetëm i duartrokasnin këtyre akuzave dhe çdo përpjekje për mbrojtje e quajnë të dëmshme.
pretendimet e ngritura nga Dick Marty për “vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre dhe trafikimit të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe Kosovë”, janë pretendime që “kanë mbetur të paargumentuara, të paaprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte”. Por. Raporti i tij mbi Kosovën kurrë nuk u sfidua nga vetë Kosova, një gabim i rëndë.
Marty ishte zgjedhja e preferuar për Kosachev i sanksionuar tani – dhe i njohur, përmes raportit të tij të CIA-s, për kritikën ndaj rolit të Shteteve të Bashkuara në Evropë.
Pavarësisht se pohimet kryesore të raportit të tij tashmë janëmavulluar, ato shërbejnë si një material i bollshëm për vazhdimin e thurrjes së miteve dhe legjendave antishqiptare dhe për prodhimin e filmave dhe leksioneve akademike për të bëmat “monstruoze” të shekullit 20 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai iku se me eskperiencën e tij sigurisht ne nje mjedis tjetër ndërkombëtar, kur lufte ruso-ukrainase të ketë mbaruar, do të bënte realitet një raport të ngjashëm me atë të Kosovës, për trafik organesh nga Ukraina.
Dick Marty iku si avokuesi më i madh i Serbisë gjenocidale! Dhe pikërisht kjo gjë nuk e çliron Martyn nga ndëshkimi i rrept i Shillerit: “Weltgeschichte ist Weltgericht”, historia botërore është gjykata e botës.”