Njeriu që shkeli në hënë padit fëmijët e vet
28 qershor 2018
| 10:50
Astronauti amerikan Buzz Aldrin ka paditur dy fëmijët e vet dhe ish-menaxherin e tij të biznesit, duke i akuzuar se i kanë vjedhur para dhe po i dëmtojnë imazhin.
Fëmijët e tij nënshkruan një peticion për marrjen e kontrollit të financave të prindit. Pjesëtarët e familjes së tij i kanë thënë gjykatësit se ai ka nevojë për një kujdestar ligjor sepse gjendja e tij mendore tani nuk është e mirë. 88-vjeçari është njeriu i dytë që ka shkelur në sipërfaqen e hënës.