Njerku i kapi duke kryer marrëdhënie seksuale, çifti e punësoi dikë për ta vrarë

27 prill 2020 | 10:02

Një çift, 16 dhe 19 vjeç në ShBA, dyshohet se janë përpjekur ta vrasin njerkun e adoleshentes, pasi ai i kapi duke kryer marrëdhënie seksuale.

Angelina Peluso dhe Dillian Weaver u arrestuan nga policia sepse, sipas tyre, dyshja kishte punësuar një person për ta vrarë njerkun e Angelinas, Howard Balckburn.

E gjitha u zbulua pasi personi i punësuar nga adoleshentët, në vend se të kryente porosinë, ka telefonuar policinë dhe ka zbuluar gjithçka. Njerku i 16-vjeçares gjeti atë me të dashurin Dillian duke bërë seks në shtëpi. Në ato çaste ai ishte nevrikosur aq shumë saqë kishte goditur me shuplakë dhe grusht 19-vjeçarin.

Pas këtij momenti, Dillian me ndihmën e një shokut të tij ra në gjurmët e “vrasësit me pagesë” dhe i kërkoi që ta vriste njerkun e të dashurës. Sakaq, teksa dyshja u arrestua nga policia, ata kanë pohuar se nuk dëshironin vrasjen e njerkut, por vetëm ta dhunonin, shkruajnë mediat e huaja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amerika është në krye te listës si vendi më i…