Njerzillëku nuk ka vdekur!

10 tetor 2018 | 00:40

Islam Lauka

Para pak ditesh, mora pjese në një ngjarje shumë të gëzuar, në qytetin e Bajram Currit.

Shoqata “Dardania” (nga Manheimi i Gjermanisë), e kryesuar nga miku im, Naser Hoxhaj, më ftoi të marr pjesë në përurimin e shtëpisë së re të Selim Çelës, në Sopot, deri tani, në kushte shumë të rënda jetese e banimi. Në emër të shoqatës, Hoxhaj premtoi se, së shpejti, do të bëhet edhe mobilimi i plotë i kësaj shtëpie.

Në fjalën time të rastit theksova se, pavarësisht që në ekonominë e tregut, interesat egoiste, rendja pas parasë dhe fitimit, shumë njerëzve ua kanë erresuar sytë, për fat të mirë, kanë mbetur ende të atille siq janë bashkëatdhetarët tanë në Manheim, tek të cilët njerzillëku dhe solidariteti vëllazëror kanë lëshuar rrënjë të thella. Është ky humanizëm dhe solidaritet që kanë sjellë gëzim dhe shpresë tek shumë familje në Shqipëri dhe Kosovë, ndersa tani ua kthejnë buzëqeshjen e humbur prej vitesh bashkëshortëve Çelaj dhe dy fëmijëve të tyre të bukur.

Faleminderit miku im, Naser Hoxhaj!

Mirënjohje dhe respekt ndaj shoqatës “Dardania” për kontributin e saj njerëzor e atdhetar!

Familja Çelaj e gezoftë shtëpinë e re!

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg, ka folur për…