Njësia e operatorëve të dronëve ukrainas nuk i lë “askund” vend ushtrisë së Putinit
01 tetor 2023
| 09:18
Brigada e 17-të e ushtrisë ukrainase, ka një njësi të operatorëve të dronit që është bërë makth për ushtrinë e Vladimir Putinit.
Ata përmes këtyre fluturakeve pa pilot, po arrijnë t’i shkaktojnë humbje të mëdha forcave pushtuese, transmeton Telegrafi.
Në një video të publikuar është bërë një lloj kompilacioni nga aksionet e tyre, me këto fluturake pa pilot.
Në këtë video, ukrainasit arrijnën të godasin mjete të ndryshme luftarake të rusëve, duke filluar nga tanket, mjetet e tjera të blinduara e madje edhe objektet që i përdorin si “seli” të trupave të tyre.
Dronët i përdorin për sulme kamikaze, duke i mbushur me eksplozivë dhe lëndë tjera shpërthyese – me të cilat po hedhin në erë makinerinë ruse. /Telegrafi/